Koronavirusi: çast pas çasti

Miliarderët pasurohen për 4000 miliardë dollarë gjatë pandemisë

Një raport nga Instituti për Studime Politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon se pasuria e 20 miliarderëve më të pasur është rritur me 742 miliardë dollarë, përcjell albinfo.ch.

Pasuritë e miliarderëve në botë gjatë pandemisë janë shtuar për 4000 miliardë dollarë.

Portali Business Insider publikoi një raport nga Instituti për Studime Politike (SPI), i cili tregon se nga 18 mars 2020 deri 18 mars 2021, pasuria e 2.365 miliarderëve u rrit me 54 për qind, ose 4000 miliardë dollarë.

Raporti thotë se 20 miliarderët më të pasur amerikanë rritën pasurinë e tyre me 742 miliardë, që është një rritje prej 68 për qind.

Një raport nga organizata ndërkombëtare Oxfam botuar në fillim të vitit 2021 tregoi se miliarderët janë më të pasur me rreth 3.9 trilionë dollarë.

Raporti tha se paratë do të ndihmonin varfërimin e kujtdo për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe se ata mund të blinin mjaft vaksina për të gjithë.