Lajme
Mijëra banesa sociale në Cyrih të zëna nga qiramarrës që nuk i plotësojnë kushtet
Analiza zbulon se rreth 1.400 banesa komunale janë të banuara nga persona me të ardhura mbi kufirin e lejuar, por ligji nuk lejon largimin e tyre.
Një analizë e banesave në pronësi të qytetit të Cyrihut ka zbuluar se rreth 1.400 nga 7.700 banesat komunale, të destinuara për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, janë të zëna nga qiramarrës që fitojnë më shumë sesa lejojnë kriteret për të përfituar nga këto banesa, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, autoritetet nuk mund t’i detyrojnë këta banorë të largohen, në mënyrë që banesat t’u lirohen familjeve që kanë më shumë nevojë, transmeton albinfo.ch.
Arsyeja lidhet me rregulloret lokale, të cilat parashikojnë se qyteti mund të ndërhyjë vetëm nëse më shumë se 15 për qind e banesave komunale janë të zëna nga persona me të ardhura mbi kufirin e lejuar.
Në rastin konkret, vetëm 3,4 për qind e qiramarrësve rezultojnë të jenë jashtë kritereve të përcaktuara, çka nuk mjafton për të ndërmarrë masa ligjore ndaj tyre./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













