Nëse jeni mësuar të bëni blerje në zinxhirin më të madh të shitjes me pakicë në Zvicër, me siguri jeni mësuar të shihni disa nga markat e tyre në rafte.
Megjithatë, deri në shtator, disa produkte joushqimore do të ribrendohen, në mënyrë që klientët t’i identifikojnë më lehtë si produkte Migros.
Për shembull, pajisjet dhe veglat e gatimit nga Cucina & Tavola tani do të shiten me emrin “Migros Kitchen & Co”. Dhe markat e të brendshmeve si John Adams, Nick Tyler dhe Ellen Amber do të rigrupohen nën një etiketë: “Migros Essentials”.
Megjithatë, etiketat e tjera të njohura të shitësit me pakicë, si pasta e dhëmbëve Candida ose lëngu i pjatalarëse Handy, do të mbeten për momentin nën të njëjtin emër.