Autotech

Microsoft prodhoi një ‘mouse wireless’ nga plastika e ricikluar

Microsoft ka prodhuar një ‘mi’ të quajtur Ocean Plastic Mouse, i cili, siç sugjeron emri i tij, është bërë prej plastike nga oqeani.

Streha, ose guaska e miut, në fakt është pjesërisht (20 për qind) e bërë nga mbeturinat plastike të ricikluara të mbledhura nga oqeani dhe ujërat e tjera. Procesi i përpunimit prodhon një rrëshirë plastike, e cila përzihet me materiale të tjera, dhe nga kjo përzierje përfundimisht formohet një mi. Në prodhimin e tij, 20 për qind e materialit është plastikë e ricikluar.

Për më tepër, paketimi në të cilin vjen miu është prej druri dhe kallam sheqeri dhe gjithashtu mund të riciklohet plotësisht dhe nuk përmban asnjë plastikë. Gjithashtu është e mundur të dërgoni një mi të vjetër në Microsoft për riciklim falas.

Miu Ocean Plastic Mouse përmban tre butona, mbështet Bluetooth 4.0 dhe ka një rreze deri në 10 metra. Microsoft pretendon se miu do të punojë me një bateri AA deri në 12 muaj.

Shitjet e miut fillojnë më 5 tetor për 25 dollarë.