Shqiperia
Metro: Vlora, qyteti idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare
Media britanike në fokus qytetin bregdetar
Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në të përditshmen britanike “Metro”, përcjell albinfo.ch.
Por, hulumtimet sugjerojnë se një numër i madh turistësh po e “ndërrojnë” Majorkën me Maqedoninë e Veriut dhe Alikanten e Spanjës me Rivierën Shqiptare mesa duket të frymëzuar nga një trend i TikTok-ut “Destinacionet e Ngjashme” i shpërndarë nga Gjenerata Z.
“Fluturimet nga Britania e Madhe drejt vendeve të Ballkanit, përfshirë Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Marokun, janë rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit”, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil (CAA).
Ekspertët thonë se mediat sociale po ndikojnë tek turistët që kërkojnë të eksplorojnë vende më pak të vizituara duke shmangur destinacionet e mbipopulluara.
Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar destinacionet më të mira të ngjashme me pikat e njohura turistike për verën e vitit 2025.
Vlora, Shqipëri E ngjashme me: Split, Kroaci
Në kufi me Greqinë dhe shumë pranë Kroacisë, Shqipëria ofron të njejtën klimë me qytetin e dytë më të madh të Kroacisë, Splitin për pushimet verore por pa turma vizitorësh apo çmime që rriten vazhdimisht.
Nëse kërkoni plazhe të pastra dhe të pacënuara me një peizazh malor mbresëlënës dhe restorante me çmime të përballueshme, shkoni në Vlorë qytetin bregdetar të vendosur në Rivierën idilike Shqiptare.
Gjatë ditës, mund të relaksoheni pranë detit Jon ose të shkoni në një nga festivalet muzikore të zonës.
Vlora është më e qetë se Spliti i Kroacisë. Në mbrëmje, ky destinacion historik gjallërohet.
Kostoja e jetesës në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, është rreth 61% më e ulët se në Londër, duke e bërë Shqipërinë një nga destinacionet më të lira evropiane për pushime.
Martina Andretta, gazetare e turizmit në “Metro” kaloi një fundjavë jashtëzakonisht të lirë në mars, në kryeqytetin shqiptar duke shpenzuar vetëm 70 paund në ditë.
Në disa zona, një vakt për dy persona në një restorant të lirë kushton vetëm 5 paund.
Gjithashtu, kuzhina shqiptare është një kombinim i ndikimeve italiane dhe greke.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










