Kosova
Meta e Rama përkujtojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mori pjesë në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin ku më 10 qershor të vitit 1978, u mblodhën përfaqësuesit shqiptarë nga të gjitha trojet.
Meta tha se lidhja shqiptare e Prizrenit nuk jetoi gjatë, por pavarësisht kësaj, vlerat e shquara të identitetit kombëtar shqiptar që ajo lartësoi, do të mbesin të gjalla përjetë.
“Lidhja shkaktoi një jehonë të madhe në rajon e botë, ndaj dhe nuk është një relikë historike, por një vepër frymëzuese. Lidhja është një frymëzim për të rinjtë shqiptarë. E paharruar vepra e themeluesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, ka thënë Meta, shkruan Albinfo.ch.
Shënimi i 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Kosovë ka nisur me vënien e gurthemelit të kompozicionit të shtatoreve të udhëheqësve të qeverisë së saj.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka folur për e 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe vitit të Skënderbeut.
“Sot përkujtojmë 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, mesazhi i së cilës kumbon i thjeshtë por domethënës, dje, sot e përgjithmonë: asnjëherë virtyti dhe aq më pak fati e kanë braktisur një Shqipëri të përbashkuar”, ka shkruar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










