Tematike
Mësuesve zviceranë nuk po u paguhet puna jashtë orarit
Mësuesit zviceranë ende po punojnë shumë jashtë orarit pa pagesë, sidomos në pjesën gjermanfolëse të Zvicrës, sipas një studimi nga dy shoqata të mësuesve, shkruan swissinfo, përcjell në shqip albinfo.ch.
“Mësuesit zviceranë kanë numrin më të madh të orëve të punës nga të gjitha vendet e OECD-së dhe punojnë jashtë orarit pa pagesë, që është rreth qindra miliona franga”, thotë Beat Zemp, kryetare e Shoqatës së Mësuesve Zviceranë (LCH). Studimi, i cili u zhvillua në të dy pjesët e vendit, atë franceze dhe gjermanfolëse, trajtoi pikëpamjet e 10 mijë mësuesve.
Sondazhi solli të dhëna se mësuesit në pjesën gjermane punojnë 13 për qind të orëve jashtë orarit, rreth 2 për qind më shumë krahasuar me mësuesit në pjesën franceze, përcjell albinfo.ch.
Në pjesën gjermanfolëse, koha mesatare e punës vjetore me orar të plotë, për një mësues është 2164 orë, për një punë që në dokumente figuron 1916 orë. Kurse në pjesën frankofone, mësuesit pritet të punojnë 1853 orë për vit, por përfundojnë duke punuar 1892 orë.
Dallimet e tilla sqarohen pak a shumë nga kushtet e ndryshme. Sipas sistemit federal të Zvicrës, kantonet mbikëqyrin politikat arsimore dhe përcaktojnë nivelet e pagave. Për shembull, mësuesit në pjesën frankofone, kryejnë më pak detyra shtesë se sa kolegët e tyre në pjesën gjermane. Aktivitetet e tyre të mësimdhënies dhe jashtë shkollës marrin më pak kohë.
Përderisa ata punojnë më pak jashtë orarit dhe shumica shprehen të kënaqur ose shumë të kënaqur me aktivitetet e tyre profesionale, 2/3 e mësimdhënësve të pjesës franokofone, e konsiderojnë stresues profesionin e tyre. Rreth 60 për qind e tyre thonë se shëndeti po iu përkeqësohet, ashtu sic shënon progres viti shkollor.
Megjithatë, nëse shohim anën pozitive, mësuesit po bëjnë punë jashtë orarit më pak se që bënin 10 vite më parë. Një studim i vitit 2009, i kryer vetëm në pjesën gjermanfolëse, tregoi se mësuesit punonin afërsisht 167 orë më shumë se sa sot.
E për të shmangur punën e tepërt, një në pesë mësues, në mënyrë ‘vullnetare’ po e zvogëlojnë ngarkesën e punës, pra po zgjedhin të punojnë me orar të pjesshëm. Ndërkaq, Francizka Peterhans nga LCH thotë se në kushtet aktuale mësuesit e kanë të vështirë ta mbajnë një punë me orar të plotë. Megjithatë, ajo nuk e sheh si zgjidhje punën me orar të pjesshëm.
“Sa më e ulët ngarkesa e punës, aq më i madh është numri i orëve jashtë orarit. Mësuesit që punojnë më pak se 50 për qind të orarit, kanë një ngarkesë të punës shtesë prej 22 për qind. Kjo është e tepërt”, thotë ajo.
Kurse Samuel Rohrbach, kryetar i Sindikatave frankofone të mësuesve, thotë se duhet të krijojnë përgjegjësitë e duhura.
Shoqatat e mësuesve kanë bërë thirrje që të ndalet puna e papaguar jashtë orarit, të zvogëlohet numri i kurseve të detyrueshme, të shtohet numri i burimeve për mbikëqyrje në klasë dhe të ketë më shumë hapësirë për të diskutuar me prindërit.
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave














