Lajme

Mësuesit që refuzojnë testimin në Austri ‘mund të detyrohen të mbajnë maska ​në klasë’

Sipas skemës së testimit COVID-19 të Austrisë, mësuesit do të testohen në fillim të dhjetorit. Ndërsa, askush nuk mund të detyrohet të testohet, ata që refuzojnë mund të bartin maska FFP2 gjatë mësimit.

Skema e testimit masiv të Austrisë do të fillojë në javën e parë të dhjetorit, duke filluar me mësuesit në shkolla, kujdestarët e kopshteve të fëmijëve si dhe me zyrtarët policorë.

Skema fillon në dy faza. Të shtunën, 5 dhjetor dhe të dielën, 6 dhjetor, do të testohen të gjithë mësuesit  e shteteve federale (Landeve të Austrisë) . Ky numër i testimeve do të përfshijë rreth 200,000 persona. Në fazën tjetër do të testohen zyrtarët policorë, përcjell albinfo.at

Ministria e Arsimit të Austrisë tha të martën se askush nuk do të detyrohet të bën testin – dhe nuk do të këtë pasoja ligjore, d.m.th. të kufizohen apo përjashtohen nga puna.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Martin Netzer, tha se ndërsa ai priste që shumica dërrmuese e mësuesve të merrte pjesë, qeveria do të punonte me sindikatën e mësuesve për të gjetur një zgjidhje të pranueshme.

Përfaqësuesi i sindikatës së mësuesve Paul Kimberger i tha Kurierit se sindikata kishte në plan të punonte ngushtë me ministrinë për këtë çështje, përcjell tutje albinfo.at