Maqedonia
Mësohet gjendja e të lënduarve në Rramanli
Katër persona humbën jetën, kurse të lënduarit janë në gjendje jo të mirë
Ende janë në gjendje kritike pacientët që janë të shtrirë në Urgjencë, e që kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi që ndodhi të dielën, ku humëbn jetën katër persona, në Rramanli të Kumanovës, në Maqedoninë Veriore.
Drejtori i Urgjencës pranë Klinikës “Nënë Tereza” në Shkup, Ilir Asani deklaroi se dy të lënduar në tragjedinë në Rramanli vazhdojnë të mbeten në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i lënduari i tretë është në gjendje stabile, por që të tre të lënduarit vazhdojnë të mbeten në koma nën kujdes intensive, raporton TV 21.
Pritet që të dalin me informacione edhe nga spitali i qytetit Shën Naumi i Ohrit, ku po ashtu një fëmijë i moshës 10 vjeçare gjendet në rrezik jete, sepse ka afërsisht 70% djegie, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe sot Kumanova ka shpallur ditë zie, ku janë anuluar të gjitha manifestimet dhe eventet kulturore dhe flamujt janë ulur në gjysmë shtizë.
“Gjendja e pacientëve të cilët janë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Rramanli të Kumanovës për fat të keq nuk është përmirësuar. Të dy gratë janë në gjendje mjaftë të rëndë dhe janë në njësinë për trajtim intensiv, gjendja e tyre është mjaftë kritike. Përderisa gjendja e pacienti që është shtrirë në Klinikën Neurokirurgjike është e rëndë, por stabile për momentin”, tha Ilir Hasani.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











