Kosova
Mësimi për vdekjen, para mësimit për jetën (Video)
Mësimi për vdekjen para se fëmijëve t’u mësohet se si të jetohet më mirë, konsiderohet absurd nga sociologët e dhe analistët shqiptar
Mësimi fetar nëpër shkollat fillore të Luginës së Preshevës, ku vdekja dhe ringjallja konsiderohen si diçka e pashmangshme, ka ngritur reagime nga mediat kosovare. Mësimi për vdekjen para se fëmijëve t’u mësohet se si të jetohet më mirë, konsiderohet absurd nga sociologët e dhe analistët shqiptar.
Se një gjarpër i gjatë do t’i mbështjellë të vdekurit sapo të kalojnë në botën tjetër është një nga mësimet që frikësojnë nxënësit e shkollave fillore të Luginës së Preshevës, transmeton RTK në emision “Udhëve”. Këto dhe mësime tjera për vdekjen që u jepen nxënësve qysh në ciklin e ulët kanë bërë që disa prindër të ankohen duke kërkuar që këto njësi mësimore ku flitet për vdekjen të mos u shpjegohen fëmijëve të tyre
Njëzëri, të gjithë përgjigjen se e kanë mësuar të deklaruarit e pranimit të fesë islame (shahadetin). Këta janë nxënësit e klasës së tretë në shkollën fillore
Por, jo të gjithë këto mësime i marrin me vullnetin e tyre. Vajza e Nexhat Boriçit, është nxënëse e kësaj shkolle. Ajo, siç thotë vet babai i saj, është detyruar që të ndjek mësimet e edukimit fetar.
“Në njëfarë mënyre ka qenë e imponume. Pasi ka qenë lëndë zgjedhore unë e kam zgjedhë edukatën qytetare. Por në pamundësi për shkak të pa interesimit të prindërve tjerë më është imponuar që vajza të shkoj në edukatë fetare”, ka thënë Boriçi. Ai thotë se vajza e tij ende pa u rritur dhe pa e shijuar jetën, i duhet të mësoj për jetën pas vdekjes dhe për atë se si varrosen njerëzit.
Por, vendimi për mësimin fetar nuk është marrë në mënyrë vetanake në Luginën e Preshevës. Në gjithë territorin e Serbisë, prej vitit 2001 e këtej, mësimi fetar fillon të mësohet qysh nga klasa e parë deri në përfundim të shkollës së mesme.
Granit Kamberi është një mësimdhënës i edukatës fetare në Preshevë. Ai thotë se nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e pestë, të gjithë janë në mësim fetar. “Ndërsa, prej klases së pestë zgjidhet nga nxënësit nëse dëshirojnë të ndjekin lëndën e edukatës qytetare apo atë të edukatës fetare”, ka thënë Kamberi, transmeton rtklive.com.
Albinfo.Ch e jep të plotë emisionin që është transmetuar sonte në televizionin publik të Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












