Kosova
Mësimdhënës nga Zvicra priten nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovëa, Arbërie Nagavci, ka pritur një grup mësimdhënësish të niveleve të ndryshme nga Zvicra, të prirë nga kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër (LAPSh), Nexhat Maloku.
Ministrja Nagavci i ka falënderuar mësimdhënësit zviceranë për vizitën e tyre në Kosovë dhe interesimin për t’u njohur me sistemin e arsimit në vendin tonë. Ajo shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në projekte të përbashkëta që do të ishin të rëndësishme për të dyja vendet, sikur që është shkëmbimi i nxënësve.
Ministrja i informoi mësimdhënësit zviceranë për mënyrën se si është i organizuar sistemi arsimor në Kosovë, si dhe përgjegjësitë që ka Ministria dhe komunat në këtë drejtim, transmeton Albinfo.ch.
Ministrja Nagavci foli gjithashtu për organizimin e mësimit në kushte të pandemisë COVID-19 dhe skenarët që po aplikohen në këto kushte, ndërsa theksoi faktin se një pjesë e madhe e shkollave në Kosovë aktualisht janë duke punuar me prani fizike dhe orë të plota mësimore.
Gjatë takimit u bisedua edhe për kurrikulat, arsimin dhe aftësimin profesional, përgatitjen e mësimdhënësve, vaksinimin e mësimdhënësve dhe stafit tjetër në shkolla, mësimin digjital dhe ndihmën e donatorëve në zhvillimin e arsimit në Kosovë, por edhe për mënyrën se si janë të organizuara segmente të caktuara të arsimit parauniversitar në Zvicër.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













