Gjuha
Mësim në shqip për mërgatën shqiptare
Qeveria shqiptare do të përkrahë organizimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në vendet pritëse të Diasporës shqiptare.
Procesi mësimor dhe përzgjedhja e arsimtarëve në Diasporë do të mbështetet nga ministria përgjegjëse për arsimin në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe shtetërore dhe në përputhje me legjislacionin e vendit pritës të diasporës shqiptare, shkruhet në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, raporton Scan, përcjell albinfo.ch.
Në vendet pritëse të diasporës shqiptare procesi mësimor është mësimi i gjuhës shqipe dhe i kulturës shqiptare.
Gjithashtu në vendim thuhet se kanë të drejtë të ndjekin mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë të gjithë fëmijët e moshës deri në 18 vjeç me kombësi shqiptare dhe çdo person me origjinë shqiptare që jeton në vendin pritës pavarësisht nëse ai është me qëndrim të përkohshëm të përhershëm apo azilkërkues.
Mësimi në këto shkolla do të zhvillohet me kurrikulën e përbashkët të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në Diasporë.
Ndërsa tekstet shkollore, materialet plotësuese dhe zhvillimi profesional i mësuesve do të mbështetet dhe inkurajohet nga Ministria përgjegjëse për Diasporën nëpërmjet Qendrës së Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme.
Sasia e teksteve shkollore dhe materialet plotësuese do të dërgohen nga Qendra e Botimeve për Diasporën brenda muajit gusht të çdo viti për t’i shpërndarë më pas sipas kërkesave që kanë këto vende.
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?