Futboll
Mesazhi i trajnerit zviceran për Kurtin
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, është deklaruar nëse do të ftojë kryeministrin e ri në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ai në një konferencë për media, ku foli rreth përgatitjeve për ndeshjet e radhës me Gjibraltarin dhe Malin e Zi tha se nuk mund të vendosë nëse do ta ftojë kryeministrin që do të dalë pas zgjedhjeve të fundit në vend, pasi një gjë e tillë i takon Federatës së Futbollit së Kosovës.
“Unë nuk mund ta ftoj atë në ndeshje, por është një problem i Federatës. Sidoqoftë, ne kemi punuar me skuadrën dhe kemi qenë më shumë të koncentruar në futboll, nuk jemi marrë me gjëra tjera, por e kam parasysh se futbolli është pjesë shumë e rëndësishme e shtetit dhe nëse do të kemi kryeministër të ri shpresoj se ai do të jetë një njeri i afërt me sportin, me futbollin, do ta ndihmojë futbollin dhe pse jo të na jap një premi shumë të mirë nëse ne do të arrijmë të kualifikohemi, bëj shaka”, u shpreh Challandes, përcjell albinfo.ch.
Dje në Kosovë u mbajtën e jashtëzakonshme nacionale, ku sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar me kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurti.
Kosova të hënën e 14 tetorit do ta zhvillojë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në eliminatoret për Kampionatin Evropian, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshet me Malin e Zi, ndërsa me 10 tetor do ta zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin, po ashtu në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













