Muzikë
Mes një mijë konkurrentëve, shqiptarja fiton çmimin e tretë në finale e madhe të “Sanremo Junior”
Kjara Ibraj, këngëtarja e parë shqiptare fituese në “Sanremo Junior”
E reja shqiptare, Kjara Ibraj, është këngëtarja e parë shqiptare që arriti të vlerësohej në finale të “Sanremo Junior” me çmimin e tretë mes një mijë konkurrentëve, transmeton albinfo.ch.
11-vjeçarja nga Lezha kaloi me sukses në finale mes 25 konkurrentëve nga e gjithë bota dhe mahniti jurinë me zërin e saj, duke u vlerësuar me çmimin e tretë.
Ajo është ngjitur në skenën e “Sanremos” dhe ka performuar këngën “Never Enough” nga Loren, duke i mahnitur të gjithë, transmeton tutje albinfo.ch.
E veshur me një kostum të bardhë, Kiara Ibraj u ngjit në skenë me një performancë të jashtëzakonshme, duke impresionuar të pranishmit me zërin e saj në këtë konkurs për grupmoshat 6 deri në 15 vjeç, e duke i bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Pjesë e spektatorëve ishin dhe përfaqësues të Bashkisë Lezhë dhe shumë emigrantë shqiptarë në Itali, të cilët ndoqën përformancen e 11-vjeçares.
Kjara Ibraj, talentja nga Lezha, ka nisur të këndojë që në moshën 4-vjeçare, duke ndjekur dhe kurse kantoje. Puna dhe angazhimi që në moshë të vogël duket që është shpërblyer, pasi 11-vjeçarja ka “çuar” Shqipërinë në “Sanermo Junior”.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












