Kosova
Mërgimtari vjen në Kosovë dhe mbjell tokën, grurin e fal për njerëzit në nevojë
Në situatën e rritjes së çmimeve, dikush ka zgjedhur të mendojë për personat të cilët nuk kanë mundësi ekonomike ta sigurojnë miellin.
Një akt i tillë humanitar vjen nga një fermer nga Gjakova i cili tash e 32 vjet jeton në SHBA dhe arën të cilën e ka mbjellë me grurë, ka vendosur ta japë për personat në nevojë.
Kolë Syla nga Vogova e Gjakovës i cili tash e 32 vjet jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbjellur sipërfaqe me grurë në vendlindjen e tij. Por miellin e dy hektarëve të cilin do ta nxjerrë nga të korrat e sivjetme ka vendosur ta dhurojë për njerëzit në nevojë.
“Siç po shihet edhe për këtë vit rendimenti duke e llogaritur edhe plehun e bagëtive dhe atë artificial e ka pas efektin e vet. Kam marr fryt prej kësaj toke gjashtë mijë kilogramë grurë. Prej këtij fryti unë nuk e kam marr asnjë kilogram .Ju kam dhurua njerëzve që kanë pas nevojë”, tha Kolë Syla për rtk, përcjell Albinfo.ch.
Kjo nuk është hera e parë që ai e bën një gjë të tillë. Një akt të tillë por edhe ndërtimin e urës së re, hapjen dhe pastrimin e rrugës kryesore që lidhë Vogovën me fshatrat tjera, hapja e rrugëve fushore, rregullimi i rrjetit elektrik, janë disa nga kontributet që I ka financuar për bashkëfshatarët e tij. E kjo gjë po vlerësohet nga banorët e kësaj ane.
“Kolë Syla ka bërë për këtë vend shumë. Sa herë ka ardhur prej Amerike na ka ndihmua diçka. Ka rregullua rrugën, na ka pru asfaltin, ka ndërtua urën, ka ba gjithçka për Vogoven”, tha bashkëfshatari Gjon Syla.
“Ky edhe pse punon në Amerikë vjen edhe këtu punon edhe pse nuk ka nevojë. Ky e ka qitë në dritë këtë vend “, tha bashkëfshatari tjetër Pren Komani.
Kola thotë se ky angazhim për bashkëvendësit e tij është vetëm një borxh ndaj vendlindjes,përderisa ka një lutje për institucionet vendore që t’i ndihmojnë e përkrahin bujqit e kësaj ane të cilët vërtetë kanë vullnet për punë por që iu mungon makineria bujqësore.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












