Maqedonia
Mërgimtarët nuk e humbin të drejtën e tyre të votës
Regjistrimi i popullsisë sipas të cilit parashikohet që të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë jashtë vendit për më shumë se një vjet të regjistrohen si banorë jo-rezident nuk do të ndikoj në procesin zgjedhor.
Sipas kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev qytetarët do të mund të votojnë në diasporë, në rast se paraprakisht janë regjistruar për ta realizuar të drejtën e tyre të votës, ose në të kundërtën u mbetet që të votojnë në vendlindje, por megjithatë asesi nuk e humbin të drejtën e tyre të votës.
“Gjithsesi se jo, edhe deri tani diaspora jonë kishte të drejtën për votim, të votoj në diasporë, atje ku është apo në shtëpi. Në rast se e shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe regjistrohen me kohë sipas ligjit që të votojnë në diasporë, atëherë voton në diasporë, në rast se nuk regjistrohet atëherë i mbetet vetëm e drejta e parë, a ajo është që të votoj në vendvotimin në vendlindje. Kështu që procesi i regjistrimit aspak nuk do të ndikoj në procesin zgjedhor”, deklaroi Zoran Zaev për mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











