Kosova
Mërgimtarët bëjnë me shtëpi një familje në Deçan
Çiftit bashkëshortor Kadri dhe Ariana Kaçorraj nga fshati Llukë e Epërme e Deçanit po i realizohet ëndrra për t’u bërë më shtëpi, pas një kohe jetese në një kasolle druri.
Ëndrrën e tyre po e bëjnë realitet dy mërgimtarë në Austri, Beslim Tahirsylaj nga fshati Isniqi dhe Nezir Tolaj nga fshati Beleg të Deçanit, të cilët i kanë bashkuar mjetet për ndërtimin e kësaj shtëpie, shkruan “Koha Ditore”.
Përfaqësuesi i këtyre dy donatorëve, Arsim Tahirsylaj, i cili është duke e ndërtuar atë shtëpi, tregon se i vëllai Beslimi bashkë me Nezir Tolajn kanë dhënë 17 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë për familjen Kaçorraj, përcjell albinfo.ch.
Punimet e nisura në themelin e shtëpisë së re të tij po i përcillte me emocione 32- vjeçari Kadri Kaçorraj.
“Deri tashti kemi jetuar në atë kasolle të drurit me kushte shumë të vështira. Falënderoj shumë të dy familjet mërgimtare që po ma ndërtojnë shtëpinë”, është shprehur Kaçorraj i gëzuar që po bëhet me shtëpi të re.
Toka në të cilën po ndërtohet shtëpia është e Kaçorrajve, por siç thotë ai, vetë nuk do të mundte kurrë ta ndërtonte shtëpinë pa ndihmën e mërgimtarëve.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












