Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti-Devaja ka përgënjeshtruar sot televizion proqeveritar “Sitel” të Shkupit, se “delegacioni i Maqedonisë në Këshillin e Evropës do të mbështesin projekt-rezolutën e raportuesit zviceran të Këshillit të Evropës, Dick Marty”, dhe se “jozyrtarisht bëhet e ditur se deputetët Aleksandar Nikolovski, Igor Ivanovski dhe Ermira Mehmeti-Devaja, pas konsultimeve të gjata, do të udhëtojnë në Strasburg me qëndrime të harmonizuara”. “Që kur u bë publik raporti, kamë thënë se është tendencioz, i njëanshëm dhe paragjykues, prandaj nuk do ta mbështes atë. Ndërkohë, Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë bërë thirrje që të bëhet një hetim i pavarur dhe ndërkombëtar në lidhje me akuzat e bëra nga ana e zotit Marty. Unë në Strasburg do të shkoj për të mbrojtur dhe afirmuar pikërisht këtë qëndrim që për më shumë se dy javë jemi duke e harmonizuar me faktorin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë”, ka thënë Mehmeti-Devaja për portalin Zhurnal. Sipas televizionit Sitel, shumica e delegacionit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës do të mbështesin projekt-rezolutën e raportuesit zviceran Marty. Siç bëhet e ditur, edhe pas paralajmërimeve të BDI-së se faktori shqiptar nuk do të pranojë raportin e Martyt, jozyrtarisht raporton Sitel se deputetët janë dakorduar që të kenë qëndrim pro raportit të Martyt.Sesioni i janarit i Këshillit të Evropës do të fillojë të hënën, dhe se rezoluta do të jetë e hapur për amendamente shtesë. Pritet që të ketë ndryshime, por jo edhe ndryshime thelbësore dhe ndryshime të përmbajtjes.
Memeti-Devaja mohon se do ta mbështesë raportin e Martyt
0 Likes
0 Share
Po mbahet nata e parë e festivalit “Akordet e Kosovës”
Kryetari i Prishtinës u intervistua si i pandehur për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”
Akrobatja Fiona Rushiti në Guinness, thyen rekordin me 72 rrotullime në 30 sekonda
Kosovë: Miratohet Ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë
Kuvendi i Kosovës formon Komisionin hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Rasti i Arlinda Zekajt: Suspendohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit
Kosovë: 11 zyrtarë policorë suspendohen për rastin e Arlinda Zekajt
Përcaktohen rregullat për marrjen e shtetësisë shqiptare për interes të posaçëm shtetëror
Pfister: Zvicra merr komponentët e parë të sistemit “Patriot” deri në mesin e vitit 2027
Dy policë në Ticino akuzohen për shpërdorim detyre
Tentativë vjedhjeje me thyerje në dy shtëpi: Arrestohen dy shqiptarë – i treti arratiset