Lajme
Shkaqet e tërmetit: Origjina, te shtyrja e pllakës arabe në drejtim të veriut
Është një mekanizëm i njohur ai që shkaktoi tërmetin e magnitudës 6.8 në Turqi. Duke cituar sizmologun Aybige Akinci, nga Instituti Kombëtar turk i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, mediat italiane thonë se “origjina gjendet tek shtyrja e pllakës arabe në drejtim të veriut”.
Tërmeti, sipas ekspertit, ndodhi në atë që njihet si ndarja e Anadollit Lindor: është një zonë mjaft e njohur dhe tejet aktive që shtrihet për rreth 500 kilometra në pjesën lindore të vendit dhe që kohët e fundit ka shkaktuar tërmete të rëndësishme, siç është ai i madhësisë 6.1 në 2010 dhe ato me madhësi 6.4 dhe 6.8 në vitet 2003 dhe 2005.
“Në përgjithësi”, vazhdon eksperti, “ne e dimë se Turqia është një zonë shumë sizmike. Thjesht, mendoni se katalogu instrumental i tërmeteve ka regjistruar nga 1900-ta e deri më sot më shumë se 300 tërmete të magnitudës mbi 4. Dhe ndarja e Anadollit Lindor, që lëviz me ritmin e 10 milimetrave në vit, është një prej dy më aktiveve në vend.
Tjetra është ajo e Anadollit verior që shtrihet për 1.500 kilometra, duke e përshkuar të gjithë Turqinë nga Lindja në Perëndim dhe lëviz me një ritmin e 20 milimetrave në vit. Për shkakun e kësaj të fundit, ndodhi dhe tërmeti i Izmitit në 19999-itën, i cili shkaktoi më shumë se 17,000 viktima. Për këtë arsye, autoritetet vendase janë përfshirë prej disa vitesh në një projekt madhor për rindërtimin dhe sigurinë e ndërtesave ekzistuese, si pjesë e përpjekjeve për të zbutur rrezikun sizmik, veçanërisht në zonën e Stambollit”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë












