Lajme
Mediat izraelite rreth marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit
Izraeli dhe Kosova pritet të krijojnë marrëdhënie të plota diplomatike të hënën për herë të parë që kur vendi me shumicë myslimane shpalli pavarësinë në vitin 2008, përcjell albinfo.ch.
Kështu shkruan mediumi izraelit Haaretz, sipas të cilit Kosova do të jetë vendi i tretë – dhe i pari me shumicë myslimane – që hap një ambasadë në Jerusalem.
Po ashtu, kjo media shkruan se Izraeli nuk do të hapë një ambasadë në Kosovë, por do të emërojë një ambasador.
Si pjesë e marrëveshjes, vë në pah Haaretz, Kosova do të njohë grupin militant Hezbollah nga Libani si një organizatë terroriste dhe u zotua të fillojë procesin për “rikthimin e pronave hebraike që u plaçkitën gjatë Holokaustit”.
Ministri i Jashtëm, Gabi Ashkenazi dhe homologia e tij, Meliza Haradinaj, do të nënshkruajnë marrëveshjen, secili nga zyra e tij, në një ceremoni të transmetuar përmes aplikacionit Zoom.
Për më tepër, do të zbulohet ndërtesa e caktuar për ambasadën e Kosovës në Jerusalem, e cila pritet të hapet pas disa javësh.
Izraeli ishte përmbajtur nga njohja e Kosovës që nga viti 2008, si për të ruajtur marrëdhëniet me Serbinë, ashtu edhe për shkak të shqetësimeve se një njohje e tillë do të shërbente si një precedent për kërkesat palestineze.
Mediumi në fjalë kujton se Izraeli ra dakord të vendoste lidhje diplomatike me Kosovën në fillim të shtatorit, pasi Serbia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike.
Si pjesë e marrëveshjes me Izraelin, e cila ishte ndërmjetësuar nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Kosova njoftoi synimin e saj për të krijuar një ambasadë në Jerusalem, ndërsa Serbia deklaroi synimin e saj për të zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Aviv në Jerusalem, deri në korrik të këtij viti.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











