Koronavirusi: çast pas çasti

Më pak lindje gjatë pandemisë

Humbja ekonomike, pasiguria dhe papunësia janë arsyet kryesore që pandemia do të çojë në një ulje të lindjeve

Ekonomistët e Institutit të Brookings parashikojnë që pandemia e koronavirusit do të çojë në atë që ata e quajnë “shkurtim bebesh”, jo një bum foshnjesh.

Në fakt, pandemia mund të rezultojë me nga 300,000 deri në 500,000 më pak lindje vitin e ardhshëm, sipas Melissa S. Kearney dhe Phillip Levine, bashkautorë të raportit të Brookings.

Ndërsa disa bënë shaka në lidhje me potencialin e një bumi foshnjesh pasi çiftet u karantinuan së bashku, Kearney dhe Levine theksojnë se lindjet e reja ulen ndjeshëm pas tronditjeve të mëdha ekonomike.

Humbja ekonomike, pasiguria dhe papunësia janë arsyet kryesore që pandemia do të çojë në një ulje të lindjeve, transmeton Scan.

“Siç e tregon çdo prind, fëmijët vijnë me një kosto. Ata kërkojnë shpenzime, kohë dhe energji”, shkruajnë Kearney dhe Levine, përcjell albinfo.ch.

Dhe, siç tregojnë analiza të shumta, një rritje e niveleve të papunësisë shoqërohet me një rënie të niveleve të lindjeve.

Recesioni i Madh gjithashtu çoi në një rënie të madhe të niveleve të lindjeve, me një rënie prej gati 400,000 më pak lindje nga 2007 në 2012.

Gripi Spanjoll i vitit 1918 çoi në një rënie të niveleve të lindjeve, edhe pse për shkak të prodhimit të luftës, atëherë nuk pati një recesion, vetëm një tkurrje ekonomike.