Në këtë ditë, zviceranët do të zgjedhin 246 anëtarë të Asamblesë së tyre Federale, domethënë dhomën e lartë dhe të ulët të parlamentit, përcjell albinfo.ch.
Siç ndodh çdo katër vjet, ata do të votojnë për kandidatët për Këshillin Kombëtar (dhoma e ulët e parlamentit federal) dhe Këshilli i Shteteve (dhomën e lartë).
Këshilli Kombëtar përbëhet nga 200 persona; numri i përfaqësuesve të dërguar nga çdo kanton varet nga madhësia e popullsisë së tij.
Këshilli i Shteteve, nga ana tjetër, përfaqëson kantonet dhe përbëhet nga 46 anëtarë, të cilët, si homologët e tyre të Këshillit Kombëtar, zgjidhen gjithashtu nga populli për një mandat katërvjeçar.