Kultura
Më 7 Mars kujtojmë funksionin fisnik të mësuesit

Në botën shqiptare njihet dhe kremtohet 7 marsi i çdo viti si dita e Mësuesit. Në këtë ditë kujtojmë ata që luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ardhshëm të njerëzimit gjithnjë e më domethënës.
Mësuesit dhe mësueset, misionarë të dijes, janë ata që zhvillojnë me përgjegjësinë më të madhe garën e diturise për zhvillimin e vërtetë të një shoqërie, të një kombi, të një vendi. Në këtë ditë përgëzojmë frymëzuesit më të mëdhenj të njerëzimit, bartësit të gjuhës se pastër shqipe dhe edukatoreve të brezave të reja. Edhe në Zvicër, mësuesit shqiptarë marrin urimet më të përzemërta nga nxënësit e tyre. Edhe këtu 7 marsi kremtohet si një ditë e veçante për t’i kujtuar, faleminderuar dhe respektuar mësuesit si pjesë e pandarë e jetës dhe suksesit të nxënësve kudo në botë.
7 Marsi 1887 – nismë e madhe e dijes dhe edukimit
Në këtë ditë është hapur shkolla e parë shqipe ne Korçë. Puna dhe vepra e pishtarëve të arsimimit Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Naci Nuci, Thoma Avrani e të tjerë, do të mbeten gjithnjë të pashlyera në breza. Mësuesit shqiptarë në çdo kohë e në çdo vend, kanë qenë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në radhë të parë ishin patriotë dhe njerëz te emancipuar, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme. Ata nuk u shpërblyen kurrë si duhet me paga, punuan në kushte të vështira, larg në zona të thella, përballuan rreziqet, injorancën dhe kanunin, megjithkëte i qëndruan besnik misionit të tyre fisnik të arsimimit të brezave. Gjithë devotshmërine dhe përkushtimin e tyre pa kufi e përkujtojme më 7 Mars që prej vitesh.
Një ngjarje me rëndësi kulturore
Cdo njeri pavarësisht se çfarë detyre ka sot, qofte ky ministër apo politikan, biznesmen apo punëtor, ka qenë dikur nxënës, ka patur përballë mësuesen ose mesuesin që nuk kursente kohën, frymën, pasionin, jetën, për të brumosur vogëlushet me dije, me kulturë dhe edukatë. Gjithsecili ka në zemër mësuesin e tij dhe e nderon për punën dhe kontributin e dhënë per mësimin e gjuhës të pastër shqipe, të asaj gjuhe të lëne amanet nga të parët, për ta percjellur ashtu të pastër tek brezat e ardhshëm. Ky mision i rëndësishëm por dhe delikat i ndihmuar dhe nga shoqëria, në interesin e saj më të mirë si pjesë e një shoqërie të zhvilluar dhe dinjitoze. Kjo ditë mbetet piedestal i shprehjes së nderimit dhe mirënjohjes për të gjithë njerëzit që i kanë kushtuar jetën profesionit fisnik të edukatorit të brezit të ri.
Edukimi : proces i rëndesishëm social
Fjala “Edukim” përmban gjithë procesin social të jetës, brenda së cilës personat dhe grupet shoqërore mësojne aftësite e tyre personale dhe qëndrimet, njohuritë dhe dituritë më së miri ti zhvillojnë, si në shoqërine përkatëse ashtu dhe në gjithë shoqërine botërore. UNESCO në ditën internacionale të mësueseve dhe mësusëve botoi një letër, në të cilën thuhet që arsimimi dhe edukimi sot dhe neser nuk ka të bëjë vetëm me dhënien e informatave dhe lëndeve shkollore, por me zhvillimin e gjithë personalitetit të njeriut. Ndaj mësuesët përbëjne “zemrën e procesit edukativ”.
Dita Internacionale e Mësuese(ë)ve
Shtetet e bashkuara shpallën ditën e 5 Tetorit te çdo viti si “World Teachers’s Day”. Në këtë ditë, vëmendja përqendrohet në rëndesinë e arsimimit gjithnjë e më te rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm të njerëzimit.
UNESCO (United Nations, Scientific and Cultural Organisation) vlerëson mësuesit si pjesë e rëndësishme e edukimit dhe arsimimit dhe inicon projekte dhe bashkepunime me përmasa internazionale.
Organizata e kombeve të Bashkuara për Arsimim, Shkencë dhe Kulturë me qendër në Paris u formua më 14.12.1945 me qëllim te nxitjes te bashkepunimit internacional në edukim, shkencë sociale dhe natyrore, kulturë, komunikim dhe dokumentacion.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri nderon Orkestrën “Amadeus” për suksesin në Festivalin Botëror të Orkestrave në Vjenë Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri priti Orkestrën...
-
Festivali “Mërgata”, në Fushë Kosovë: Verë, ritëm dhe shije
-
Kthimi në shtëpi
-
Kosovari me shtetësi zvicerane në gjyq për vdekjen tragjike të të dashurës në Kosovë
-
Tre shqiptarë dënohen me 48 vite burg në Itali
Jeta në Austri
-
Austri: Popullsia do të tkurrej ndjeshëm pa imigracion Popullsia e Austrisë vazhdon të rritet kryesisht për shkak të migracionit, pasi normat e lindjeve të...
-
Austri: Shembet ura për këmbësorë në Linz, dy persona plagosen rëndë
-
Austri: Ankesa ndaj kërkesave strikte për efikasitet energjetik në ndërtesat e reja
-
Austri: Vetëm 14% e të rinjve duan të qëndrojnë në vendet e tyre aktuale të punës
-
Pas tragjedisë së qershorit, Grazi ka hapur llogari donacionesh