Lajme
Mbrëmje letrare me librat e Ilmi Tahirit
Një mbrëmje letrare në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Cyrih kushtuar poezisë, fjalës artistike të autorit, ndër vite
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës fton të interesuarit në mbrëmjen promovuese të librave të autorit Ilmi Tahiri.
“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në promovimin e botimeve poetike të autorit Ilmi Tahiri. Një mbrëmje letrare kushtuar poezisë, fjalës artistike dhe vlerave kombëtare, ku do të prezantohen veprat poetike të autorit të botuara ndër vite.
Në kuadër të këtij aktiviteti do të promovohen: * Sytë ka Atdheu (2020) * U ktheva Atdhe (2020) * Për ty Kosovë (2020) * E bukura Shqipëri (2023) * Për ty Atdhe (2023) * Shqipëria do të bashkohet përsëri (2025) * Fluturat e Atdheut – poezi për fëmijë (2025).
Adresa: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zürich
Data: 19 Qershor 2026
Ora: 19:00
Ju mirëpresim në këtë mbrëmje kulturore që organizohet në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, me qëllim promovimin e krijimtarisë letrare dhe vlerave tona kulturore. Ju lutemi të na konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri me 18.06.2026 në e-mail: [email protected] Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Qershor 2026
- Ora19:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit19 Qershor 2026 - 21:00
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












