Lajme
Mbrëmë u anulua një fluturim drejt Stambollit
Zyrtarë të ANP-së thanë se anulimi është bërë për shkak të motot të keq, ndërsa përfaqësues të agjencive turistike, nga frika e hakmarrjes së Rusisë
Një fluturim nga Prishtina drejt Stambollit është anuluar mbrëmë, për shkak të “motit” të keq që ka mbretëruar në Turqi, ndërsa nga dita e sotme pritet që gjithçka të normalizohet. Kështu kanë deklaruar zyrtarët për informim nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Përfaqësues të agjencive turistike që operojnë në Aeroport iu kanë thënë udhëtarëve se anulim po ndodh nga frika e hakmarrjes së Rusisë, pasi një aeroplan i saj ushtarak u qëllua dhe rrëzua dje nga forcat turke në afërsi të kufirit me Sirinë.
Por, shpjegimi zyrtar i zyrtarëve të Aeroportit të Prishtinës është se shtyrja ka ardhur si pasojë e motit të keq.
Velentina Gara, menaxhere për Marrëdhënie me Publikun, konfirmoi për Ekonomia Online se fluturimi drejt Stambollit, i planifikuar për në orën 20:40, është anuluar.
“Fluturimi është shtyrë shkaku i kushteve të këqija të motit në destinacion”, ka deklaruar Gara.
Por, sipas sajtit “Accuweather.com”, moti në Stamboll të martën në mbrëmje ka qenë me vranësira të lehta, që nuk paraqet problem për aterrimin e aeroplanëve. Sipas zëdhënëses së ANP-së, fluturimet do të vazhdojnë normalisht nga e mërkura.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











