Kosova
Mblidhen kravatat për kryeministrin
Deri tani ai ka mbledhur 204 sosh
Pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se ‘e rriti pagën’ pasi që ‘i duhen edhe për kravata dhe këmisha’, ka pasur shumë reagime në Kosovë.
Kushtrim Mehmeti ishte njëri nga ata që nisi një ‘aksion humanitar’ për të mbledhur kravata dhe për t’ia dhuruar kryeministrit, përcjell albinfo.ch.
Deri tani ai ka mbledhur 204 sosh. “Aksioni humanitar i Kushtrim B Mehmetit për ta ndihmuar kryeministrin Haradinaj! Deri tani ai ka mbledhur 204 kravata të cilat nesër do ia dorëzoj kryeministrit”, ka njoftuar Mehmeti.
Haradinaj ka rritur pagën e tij për 100 %, dhe tani do të jetë njëri nga kryeministrat me pagën më të madhe në rajon. Paga e tij është 2950 euro bruto.
Kryeministri i Kosovës gjithashtu është kritikuar për numrin e madh të stafit të tij, me 22 ministra, 70 zëvendësministra, këshilltar të ministrave e zëvendësministrave.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












