Lajme
Mbi 50-vjeçarët preferojnë më shumë punën me kohë të pjesshme në Zvicër
Një analizë e re në Zvicër rrëzon stereotipin se të rinjtë shmangin punën me orar të plotë. Sipas të dhënave të fundit, janë kryesisht punëtorët mbi 50 vjeç që zgjedhin punën me kohë të pjesshme – shpesh jo nga nevoja, por nga zgjedhja personale
Një analizë e publikuar nga Shoqata e Punëdhënësve në Zvicër tregon se fenomeni i punës me kohë të pjesshme nuk është i lidhur kryesisht me të rinjtë, siç mendohet shpesh, por me grupmoshat më të vjetra, raporton Watson.ch, transmeton albinfo.ch.
Sipas kësaj analize, personat mbi 50 vjeç janë ata që më së shpeshti zgjedhin të mos punojnë me orar të plotë. Në grupmoshën 55–59 vjeç, rreth 11% deklarojnë se nuk kanë interes për punë full-time, ndërsa kjo përqindje rritet në 13% tek ata 60–64 vjeç.
Në krahasim, tek të rinjtë ky fenomen është shumë më i ulët: vetëm 2–3% e tyre nuk janë të interesuar për punë me orar të plotë.
Ekspertët theksojnë se arsyeja kryesore lidhet me gjendjen financiare. Personat mbi 50 vjeç zakonisht kanë paga më të larta dhe më shumë kursime, çka u mundëson të zgjedhin një stil jete me më pak orë pune.
Ky fenomen njihet si “punë me kohë të pjesshme për stil jete” (lifestyle part-time), që nënkupton zgjedhjen vullnetare për të punuar më pak, jo për shkak të detyrimeve si familja apo mungesa e punës.
Sipas vlerësimeve, kjo kategori përfaqëson një potencial të madh të pashfrytëzuar në tregun e punës – ekuivalent me rreth 86 mijë vende pune me kohë të plotë dhe miliarda franga të ardhura të humbura çdo vit për ekonominë zvicerane.
Megjithatë, studiuesit e tregut të punës theksojnë se realiteti është më kompleks. Në Zvicër, orari standard i punës është relativisht i lartë (rreth 42 orë në javë), dhe shumë njerëz – sidomos në profesione të lodhshme si shëndetësia apo arsimi – zgjedhin punën me kohë të pjesshme për të ruajtur balancën mes jetës dhe punës.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











