Lajme
Mbi 50 milionë të infektuar me koronavirus në Evropë
Më shumë se 50 milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi i ri në Evropë, që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019, raporton agjencia AFP.
Shifra bazohet nga të dhënat e 52 vendeve dhe territoreve që shtrihen deri në Azerbajxhan dhe Rusi. Vetëm në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 1.382.000 raste të reja. Kjo shifër tregon për një mesatare prej 197.400 rastesh në ditë.
Shumë vende evropiane kanë raportuar për një numër më të ulët të rasteve ditore me koronavirus në dy javët e fundit. Disa qeveri tashmë po heqin gradualisht masat e kufizimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Për shembull Britania e Madhe lejoi bizneset jo-thelbësore dhe kafenetë në natyrë të rihapen, dhe tani raporton një mesatare prej 2.300 rastesh të reja në ditë.
Lehtësimi i masave erdhi pas një bllokimi mbarëkombëtar dhe një fushate të gjerë vaksinimi.
Italia ka miratuar gjithashtu një rihapje të pjesshme të bareve, restoranteve, kinemave dhe teatrove, ndërsa Franca, e cila ka numrin më të lartë të rasteve të deklaruara në Evropë, raporton një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve. Më shumë se 5.5 milionë njerëz janë infektuar në Francë.
Mbi 1.060.900 njerëz kanë vdekur në Evropë që nga fillimi i pandemisë.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












