Maqedonia
Mbi 361 milionë euro shkojnë çdo vit në Maqedoni të Veriut nga mërgimtarët
Të hyrat nga remitencat përmirësojnë mirëqenien ekonomike të Maqedonisë
Mbi 361 milionë euro hyjnë çdo vit në Maqedoni të Veriut nga mërgimtarët, përcjell albinfo.ch.
Remitencat në Maqedoni, sipas një përllogaritje të Eurostat, kapin vlerën e 3.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, edhe pse shifra reale thuhet se është më e lartë, pasi shumica e remitencave transferohen përmes kanaleve të parregulluara.
“Vlerësimet tona të bazuara në metodologjinë e harmonizuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar tregojnë se shuma e këtyre dërgesave, që nga viti 2009 e këndej tejkalon një miliard euro apo është afër 16 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, thonë nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.
Profesori universitar, Hamit Aliu, vlerëson se ndikimi i remitencave në ekonominë e përgjithshme të vendit është në nivel shumë dominant.
Ato, sipas Aliut, ndikojnë në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe në reduktimin e varfërisë.
“Mbi 45% deri më 50%, remitencat përmirësojnë mirëqenien ekonomike në Maqedoni. Me këtë ekonomi, me këtë nivel të zhvillimit dhe me këtë letargji që nuk ka interesim për zhvillim ekonomik për këto 30 vjet, mos të kishin qenë remitencat, çdo i treti do të kishin problem për kafshatën e bukës. Vetëm punëtorët e vendit tonë në diasporë kanë ndikuar shumë në aspekt pozitiv edhe në mirëqenien e popullatës, por edhe në aspekt të të ardhurave të shtetit”, u shpreh profesori universitar, Hamit Aliu.
Ndërkohë sa u përket shifrave në rajon, të ardhura më të mëdha nga remitencat ka Serbia me mbi 7 milionë banorë, me 3.3 miliardë euro, pason Bosnjë e Hercegovina me 1.6 miliardë euro, Shqipëria me afër 1.3 miliardë euro, Kosova me 1.2 miliardë euro. E shprehur si përqindje e PBB-së, në Kosovë janë dërguar 18.5 për qind, në Mal të Zi 12.5 për qind, në Shqipëri janë dërguar 9.8 për qind, në Bosnjë e Hercegovinë 9.3 për qind dhe në Serbi janë dërguar 7.2 për qind.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












