Lajme
Mbi 25 mijë viktima nga temperaturat ekstreme në Europë, Gjermania kryeson bilancin
Valët e të nxehtit që kanë përfshirë Europën gjatë vitit 2026 kanë shkaktuar një numër të lartë viktimash, me mbi 25 mijë vdekje të lidhura me temperaturat ekstreme në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Itali.
Gjermania raporton bilancin më të rëndë. Sipas Institutit Robert Koch, rreth 14 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta, duke shënuar një nga nivelet më të larta të regjistruara në vend gjatë viteve të fundit.
Në Francë, autoritetet shëndetësore kanë evidentuar më shumë se 7,300 vdekje shtesë gjatë periudhave të nxehtësisë intensive. Temperaturat e larta kanë vënë në presion të vazhdueshëm sistemin shëndetësor dhe kanë detyruar autoritetet të mbajnë në fuqi alarmet shëndetësore.
Edhe Spanja është përballur me pasoja të rënda. Të dhënat e Institutit Shëndetësor Carlos III dhe sistemit MoMo tregojnë për afro 4,500 vdekje të lidhura me temperaturat e larta nga 1 qershori deri më 19 gusht. Shifra konsiderohet më e larta për këtë periudhë që nga viti 2022.
Në Itali, ndërkohë, ende nuk ka një bilanc përfundimtar. Të dhënat e disponueshme tregojnë një rritje prej rreth 3% të vdekshmërisë te personat mbi 65 vjeç gjatë muajit qershor. Ekspertët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet gjatë pjesës së mbetur të verës.
Epidemiologu Fabrizio Preliasco vlerëson se numri i vdekjeve të lidhura me nxehtësinë në Itali mund të arrijë nga 5 mijë deri në 8 mijë deri në fund të verës. Sipas tij, nëse kushtet aktuale klimatike vazhdojnë, vdekshmëria mund të jetë 10 deri në 20% më e lartë krahasuar me verën e vitit 2025.
Autoritetet europiane mbeten në alarm, pasi gushti dhe shtatori konsiderohen ndër muajt më të rrezikshëm për pasojat shëndetësore të temperaturave të larta. Për këtë arsye, ekspertët presin që bilanci përfundimtar i viktimave të nxehtësisë të mund të rritet edhe më tej.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











