Lajme
Mbi 20 mijë refugjatë ukrainas kanë nevojë për mbështetje psikologjike në Zvicër
40% e refugjatëve ukrainas kanë nevojë për mbështetje psikologjike
Mbi 50.000 ukrainas janë tani në Zvicër dhe së shpejti do të kenë në dispozicion një platformë online, ku ata mund marrin mbështetje psikologjike, transmeton albinfo.ch.
Në një prononcim, psikoterapistja Sandra Rumpel ka vite që punon me fëmijë dhe të rinj që kanë vuajtur nga lufta dhe në arrati. Sa më gjatë të zgjasë lufta në Ukrainë, aq më i madh është numri i fëmijëve refugjatë që mund të shfaqin simptoma si pasojë e traumës.
“Shumica e fëmijëve kanë probleme me përqendrimin ose vështirësi në të mësuar, thotë Rumpel. Ata shpesh kanë çrregullime psikosomatike si dhimbje stomaku ose dhimbje koke. Pacientët e tjerë kanë probleme shqisore, për shembull, ata nuk e vërejnë se janë të ftohtë dhe se duhet të veshin një xhaketë ose ndoshta lëndohen duke luajtur dhe nuk e ndiejnë dhimbjen”.
Nga ana tjetër, psikologu Urs Braun, së bashku me anëtarë të tjerë të shoqatës së psikiatërve dhe psikologëve, kanë krijuar një platformë, ku refugjatët ukrainas së shpejti do të mund të kontrollojnë me një formular online nëse kanë nevojë për terapi.
Sipas studimeve ndërkombëtare, deri në 40% e refugjatëve ukrainas kanë nevojë për mbështetje psikologjike pas një traume. Shanset që më të rinjtë të shërohen janë të mira dhe ndërhyrja është e rëndësishme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













