Kosova
Mbi 2.5 miliardë euro vlera e kredive të qytetarëve
Sidoqoftë, qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se normat e interesit janë të larta në bankat komerciale në Kosovë
Vlera e kredive të qytetarëve të Kosovës në dhjetë bankat komerciale, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, ka arritur në mbi 2.5 miliardë euro, prej tyre mbi 900 milionë euro janë kredi familjare, derisa 1.6 miliardë euro janë kredi për ndërmarrje. Mesatarja e normës së interesit për kredi është 6.8 për qind.
“Kreditë e lëshuara nga sektori bankar përshpejtuan rritjen përgjatë tërë vitit 2017, një rritje që karakterizoi edhe tremujorin e fundit të vitit 2017. Sektori bankar kreditoi ekonominë vendore në vlerë rekorde prej 78.2 milionë euro në TM4 2017, dukshëm më e lartë se vlera prej 45.6 milionë e shënuar në TM4 2016. Zhvillimet në stokun e kredive aktive dhe atyre të reja, ndër tjerash u ndikuan nga oferta lehtësuese e aplikuar nga bankat përmes përmirësimit të kushteve të kreditimit për të dy kategoritë ekonomike”, thuhet në një raport të Bankës Qendrore të Kosovës, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Bankat komerciale të cilat veprojnë në Kosovë paraqesin oferta të llojllojshme të kredive. Ofertat, përfshijnë kreditë konsumuese, ato për banim, shkollim, biznese, prodhim, por edhe për festa të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Petrit Balija, thotë për Radion Evropa e Lirë se normat e interesit kanë rënë mbi 50 për qind krahasuar me vite më parë.
Megjithatë, ai thekson se duhet të ketë kreditim më shumë nga bizneset dhe më pak nga konsumi individual.
Sidoqoftë, qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se normat e interesit janë të larta në bankat komerciale në Kosovë.
Blerim Kastrati thotë se ofertat për kredi të bankave komerciale në Kosovë janë të shumta, por që kushtet e marrjes së kredive nuk janë edhe aq shumë të favorshme.
Ai thotë se procedurat për marrjen e një kredie vazhdojnë të jenë të shumta.
Ngjashëm mendon edhe Abedini. “Normat janë shumë të larta dhe bankat janë ato të cilat përfitojnë shumë”, thotë ai.
Ndryshe, përveç kredive që qytetarët kanë në bankat komerciale, një pjesë e madhe e klientëve kredi kanë edhe në institucionet mikrofinanciare që operojnë në vend.
Marrja e kredive, i obligon kredimarrësit që t’i shlyejnë borxhet me kohë, përfshi edhe normën e interesit. Në të kundërtën, përballen me gjoba.
Kurse në rastet kur nuk arrijnë ta paguajë borxhin, bankat kanë mundësinë ligjore që t’i fillojnë procedurat për marrjen e hipotekës që është lënë peng nga kredimarrësi, gjatë procedurave të marrjes së kredisë.
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












