Lajme
Mbante niqab në vend publik: Gjobitet kosovarja në Bernë
Gruaja në fjalë tani është shpallur fajtore për shkelje të ligjit federal që ndalon mbulimin e fytyrës. Ajo do të gjobitet me 100 franga
Një grua 40-vjeçare nga Kosova është gjobitur në Bernë për mbajtjen e nikabit gjatë blerjeve. Me këtë akt ajo kishte shkelur ndalimin me ligj të mbulimit të fytyrës. Kosovarja ndodhej në një supermarket në Bernë më 6 janar 2025, transmeton albinfo.ch. Ajo mbante nikab, nga i cili dukeshin vetëm sytë.
Duke bërë këtë veprim ajo ka shkelur ndalimin aktual të mbulimit të fytyrës, të cilin e dinte, ose të paktën mund dhe duhej ta dinte, siç deklaron zyra e prokurorit publik të Kantonit të Bernës në urdhrin e saj penal.
Gruaja në fjalë tani është shpallur fajtore për shkelje të ligjit federal që ndalon mbulimin e fytyrës. Ajo do të gjobitet me 100 franga, shkruan 20minuten.ch. Nëse nuk e paguan gjobën, ajo përballet me një dënim me burgim njëditor. Gjoba nuk do të rezultojë në një precedent penal.
Përveç gjobës, gruaja kosovare duhet të paguajë edhe tarifa procedurale prej 100 frangash.
Ndalimi i mbulimit të fytyrës është në fuqi në Zvicër që nga janari i vitit 2025
Që nga 1 janari i këtij viti, në Zvicër ka hyrë në fuqi ndalimi i mbulimit të fytyrës, me pak përjashtime. Kushdo që mbulon fytyrën në hapësira publike, për shembull me burka ose niqab, mund të gjobitet deri në 1,000 franga, përcjell albinfo.ch. Komiteti Egerkingen (që kishte iniciuar ligjin) ka njoftuar së fundmi se kishte marrë 21 raporte në lidhje me niqabët dhe burkat.
Përjashtimet nga ndalimi i mbulimit të fytyrës lejohen vetëm për arsye shëndetësore ose sigurie, për t’u mbrojtur nga kushtet ekstreme të motit ose për të ruajtur zakonet tradicionale: për shembull, maska për fytyrën ose helmeta motorçikletash, por edhe maska në Karnaval ose maska skijimi në shpatet me dëborë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











