E-Diaspora
Sesion informues me bizneset e diasporës në Austri
Është organizuar sesioni informues, “Klima e investimeve në Kosovë” nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe me Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Austri.
Në këtë sesion informues, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s, Nol Buzhala, njoftoi bizneset pjesëmarrëse të diasporës shqiptare në Austri rreth shërbimeve të KIESA-s.
Gjatë sesionit u bënë prezantime edhe nga përfaqësues të Administratës Tatimore, Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Ndërsa Arbër Muhaxheri, Drejtor i Drejtoratit për Promovim të Sektorit Privat në KIESA, para të pranishmëve prezantoi sektorët potencialë për investime në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Pas sesionit, përfaqësuesit e KIESA-s kanë zhvilluar takime me bizneset pjesëmarrëse, ku janë dhënë sqarime rreth fushave të cilave kanë shprehur interesim.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa

















