Lajme
Publikohet programi i edicionit të parë të “Shqip Up Comedy Festival” që do të mbahet në Cyrih
Pas paralajmërimit gjatë javës së kaluar për mbajtjen e edicionit të parë të Shqip Up Comedy Festival, nga organizatorët sot është publikuar edhe programi i plotë me artistët pjesëmarrës, të cilët tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Moderimi do të bëhet nga aktori i famshëm kosovar dhe shoumeni Fatmir Spahiu, së bashku me modelen dhe gazetaren Alisa Buzhala.
Nuk do të përmbahemi nga të qeshurat me performancën nga aktorët që tashmë kanë bërë emër në fushën e Stand Up komedisë, por edhe në teatër dhe film, si: Avni Shkodra, Ernest Zymberi, Artan Ibishi, Kushtrim Qerimi, Hasim Memishi – Sopi, ndërsa Olivia isch Programm do të performojë në gjuhën gjermane.
Një ngjarje e tillë asesi nuk mund të paramendohet të bëhet pa muzikë të mirëfilltë që do të performohet nga Trioja e famshme nga Kosova “Dont listen to your Neighbours”.
Si përherë për secilën ngjarje kulturore që zhvillohet në Zvicër, edhe kësaj radhe Albinfo.ch do të jetë partner medial i “Shqip up Comedy Festival” që do të mbahet më 19 nëntor, në Shed15 events&co në adresën: Zürichstrasse 17, 8607 Aathal – Seegraben.
Duke pasur parasysh që numri i biletave është i limituar, ato mund t’i rezervoni tek linku: https://eventfrog.ch/shqip-Up
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Nëntor 2022
- Ora18:00
- LokacioniZürichstrasse 17, 8607 Aathal – Seegraben
- Data e përfundimit19 Nëntor 2022 - 23:30
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













