Lajme
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga
Një 19-vjeçar francez është dënuar të hënën nga Gjykata në Lozanë me 16 muaj burg, prej të cilëve tetë muaj do t’i vuajë efektivisht, pasi u shpall fajtor për pjesëmarrje në një skemë mashtrimi ku autorët shtireshin si policë. Pas përfundimit të dënimit, ai do të dëbohet nga Zvicra për tetë vjet.
I riu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, mashtruan banorë në kantonet Vaud dhe Fribourg, duke u shkaktuar dëme në vlerë prej 23 mijë frangash zvicerane.
Ky është një nga proceset e para gjyqësore në Zvicër për këtë lloj mashtrimi, i cili është përhapur ndjeshëm që nga viti 2022.
Si funksionon mashtrimi?
Një nga viktimat, pensionisti Jean-Marie, humbi 6 mijë franga vetëm pak ditë para Krishtlindjeve.
Gjithçka nisi me një telefonatë nga një person që u prezantua si inspektor policie i shërbimit të sigurisë në Fribourg.
“Ai më tha se policia kishte arrestuar një person që kishte vjedhur nga llogaria ime bankare,” rrëfen Jean-Marie.
Pak minuta më vonë, në shtëpinë e tij mbërriti një e re, e cila u prezantua si pjesë e hetimit. Pensionisti vendosi kartat bankare dhe kodet PIN mbi tavolinë, ndërsa e dyshuara gjeti një justifikim për t’u larguar.
“Menjëherë e kuptova se të dy kartat e mia bankare kishin humbur,” tha ai.
Viktimat vihen nën presion psikologjik
Sipas Pierre Loetscher, shef i njësisë për krimet financiare në Policinë e Fribourgut, mashtruesit përdorin një skemë të mirëorganizuar.
Ata fillimisht telefonojnë, prezantohen si policë ose si punonjës të shërbimit kundër mashtrimeve dhe pretendojnë se ekziston një problem me kartën bankare ose me një pagesë të dyshimtë përmes aplikacionit Twint.
Pasi fitojnë besimin e viktimës, e bombardojnë me informacione dhe e mbajnë nën presion, duke mos i lënë kohë të mendojë apo të kërkojë ndihmë.
Ndërkohë, persona të tjerë shkojnë në banesë, paraqiten si policë ose hetues dhe marrin kartat bankare, bizhuteritë apo sendet me vlerë, me pretendimin se po i “sigurojnë” ato.
Më pas, bashkëpunëtorët tërheqin paratë në bankomat ose i konvertojnë në kriptovaluta dhe ia transferojnë organizatorëve të skemës.
Humbjet arrijnë në miliona franga
Mashtrimet me policë të rremë, si edhe variantet ku autorët shtiren si punonjës bankash, janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në Zvicër.
Që nga viti 2024, dëmet e shkaktuara nga këto mashtrime kanë arritur në afërsisht 20 milionë franga zvicerane.
Vetëm gjatë muajit qershor u regjistruan 640 raste ose tentativa mashtrimi, duke shënuar nivel rekord.
Megjithatë, autoritetet thonë se fushatat sensibilizuese kanë dhënë rezultate.
“Në fillim të këtij fenomeni, mashtruesit kishin sukses në tre nga katër rastet. Sot kjo përqindje është përgjysmuar. Megjithatë, ata veprojnë në shkallë të gjerë dhe për këtë arsye vazhdojnë të ketë shumë viktima”, deklaroi Simon Baechler, shef i Policisë Gjyqësore të Neuchâtelit.
Ndërkohë, Jean-Marie arriti të rikuperojë vetëm një pjesë të parave, pasi banka pranoi t’ia rimbursojë një pjesë të humbjes. Ai vendosi të tregojë publikisht historinë e tij me shpresën që të tjerët të mos bien pre e mashtrimeve të ngjashme.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median












