Kosova
MASHT pjesë e rrjetit shkollor European Schoolnet”
Kjo marrëveshje ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e të mësuarit teknologjik në shkolla duke shpërndarë shembuj të politikave dhe praktikave të mira dhe duke hetuar modele të reja për shkollim dhe mësim
Pas përgjigjes pozitive të Komitetit drejtues të Rrjetit të Shkollave Evropiane për anëtarësimin e MAShT, fillimish si institucion observator, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka nënshkruar marrëveshjen e cila pritet të rrisë bashkëpunimin dhe rrjetëzimin midis shkollave në Evropë duke përdorur teknologji të reja të informacionit dhe komunikimit dhe për të nxitur zhvillimin e dimensionit evropian në arsim.
Kjo marrëveshje ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e të mësuarit teknologjik në shkolla duke shpërndarë shembuj të politikave dhe praktikave të mira dhe duke hetuar modele të reja për shkollim dhe mësim.
Në njoftimin e ministrisë theksohet se gjatë takimit në mes të përfaqësuesve te MAShT të kryesuar nga Valmir Gashi – zëdhënës, si dhe përfaqësuesve të European Schoolnet të kryesuar nga Marc Durando – drejtor ekzekutiv, është formalizuar bashkëpunimi dy palësh për t’i hapur rrugë institucioneve arsimore të Kosovës për zhvillim profesional, trajnime e shumë përfitime të tjera.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












