Shqipëria
Masakra e Vlorës, familja e dorasit largohet nga fshati
Pas masakrës të së premtes në fshatin Resulaj të Vlorës, familja e dorasit Ritvan Zykaj është larguar nga fshati.
I vetmi që pret njerëzit që shkojnë për ngushëllime është gjyshi i dorasit, raporton TCH, përcjell Albinfo.ch.
Banorët thonë se prindërit dhe familjarët më të afërt të vrasësit janë larguar nga fshati për shumë arsye, por më e forta është se asnjëri prej tyre nuk e përballon dot humbjen e tetë të afërmve.
Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinj të tij të premten.
Trupat e pajetë të 8 viktimave të masakrës u varrosën të shtunën.
E pamja është hapur në tri shtëpi, në shtëpinë ku jetonte Demir Zykaj 75 vjeç dhe Perie Zykaj 72 vjeç, vëllai i gjyshit të autorit, në shtëpinë Besim Zykajt dhe në shtëpinë e Azem Zykajt. Të dy këta ishin djemtë e Demirit.
Pasditen e së premtes Ridvan Zykaj ka shkuar fillimisht në banesën e Demirit dhe pasi i ka ekzekutuar ka shkuar në banesën e Besimit.
Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç. Viktimat kanë pasur plagë të shumta nga plumbat e kallashnikovit kryesisht në gjoks dhe në kokë.
Afërdita Zykaj është goditur nga 6 plumba. Azem Zyka është goditur me 4 plumba dhe të katërt i ka në kokë.
Djali i vogël Ledioni është goditur nga tre plumba, ndërsa vajza, Sara 16 vjeçe është goditur 4 plumba. Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi dhe Afërdita kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur.
Aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azemi. Tri viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.
Pas ekspertizës mjeko ligjore trupat e pajetë u sollën në shtëpitë e tyre.
Bashkia e Selenicës vendosi të mbulojë shpenzimet e varrimit duke akorduar fondin prej 1.2 milionë lekë (të reja), ndërsa të hënën shpalli ditë zie në Selenicë. Policia ka arrestuar të shtunën në mëngjes autorin e masakrës, 24 vjeçarin, Ritvan Zykajn, i cili pasditen e së premtes (10 gusht) vrau 8 kushërinjtë e tij dhe plagosi 6 të tjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













