Shkurt.ch
Marrëveshje Francë-Zvicër për taksat e trashëgimisë
Qeveria Federale e ka autorizuar të mërkurën ministren e financave, Eveline Widmer-Schlumpf që ta bëjë nënshkrimin e marrëveshjes
Zvicra ka arritur me Francën marrëveshjen për taksat mbi trashëgiminë. Pas negociatave të gjata, marrëveshja është e gatshme për tu nënshkruar, ka bërë të ditur Qeveria Federale.
Me këtë marrëveshje do t`i mundësohet Francës që t`i taksojë shtetasit e saj, edhe kur ata nuk janë më në mesin e të gjallëve, por që kanë jetuar në Zvicër. Pasuritë që do të taksohen në këtë kuptim mund të kenë të bëjnë me patundshmërite në Zvicër.
Në marrëveshjen e vjetër, e cila vjen nga viti 1953 kjo taksë nuk ishte e paraparë. Franca, pas variantit të parë të marrëveshjes, të kritikuar ashpër sidomos në Zvicrën frankofone para një viti, ia ka dalë të nxjerrë disa koncesione nga Zvicra. Përmbajtja e plotë e marrëveshjes do të bëhet e njohur për publikun vetëm kur ajo të nënshkruhet, gjatë muajit korrik.
Franca nuk mund të toleronte që trashëgimitë e shteasve të saj që kanë banuar në Zvicër, të shmangin tatimin francez të trashëgimisë .
Qeveria Federale e ka autorizuar të mërkurën ministren e financave, Eveline Widmer-Schlumpf që ta bëjë nënshkrimin e marrëveshjes.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve Pavarësisht rreth 900 aplikantëve, disa nga 200 vendet në akademitë e policisë së Vjenës për pranimin... -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026













