Lajme
Marrëdhëniet franko-zvicerane kthehen në rrugën e duhur
Parisi nuk ishte i zemëruar për blerjen zvicerane të avionëve luftarakë nga SHBA-ja dhe të dy vendet po bisedojnë përsëri, thotë ambasadori francez në Zvicër, Frédéric Journès, transmeton albinfo.ch.
Vitin e kaluar Zvicra miratoi blerjen e avionëve F-35 nga SHBA-ja, duke kundërshtuar avionët francezë Rafale. Por “sot tema është mbyllur” dhe kontaktet diplomatike të nivelit të lartë kanë rifilluar pas një viti mungesë, tha Journès në një intervistë të botuar të mërkurën nga gazetat e grupit Tamedia.
Tani, në një kontekst tjetër gjeopolitik dhe ekonomik, “ne kemi identifikuar dosjet politike mbi të cilat kemi një mundësi të bashkohemi”, shtoi ai. Ai përmendi nismën e Komunitetit Politik Evropian të nisur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe tema specifike për rajonet kufitare, si puna në distancë, taksat dhe shëndetësia.
Një komision i përbashkët bashkëpunimi për shëndetin do të krijohet gjithashtu më 15 dhjetor, tha Journès. “Në këtë kuadër, ne duhet të reflektojmë për trajnimin e profesionistëve dhe kujdesin ndaj pacientëve në të dy anët e kufirit”, tha ai për Tamedia. Ai përmendi pagat e larta zvicerane për infermierët në krahasim me Francën. “Ne nuk jemi në gjendje të arrijmë këtë nivel të pagave përmes subvencioneve”, vazhdoi ambasadori. “Pra, ne duhet të mendojmë për diçka tjetër, dhe gjëja më e mirë është ta bëjmë atë së bashku”.
Nga ana tjetër, ai nuk sheh ndonjë ndryshim në përjashtimin e Zvicrës nga programi kërkimor Horizon i Bashkimit Evropian, pas bisedimeve të dështuara BE-Zvicër për një marrëveshje kornizë. “Europianët kanë kërkuar të njëjtat gjëra për dhjetë vjet. Ne nuk do të shkojmë më tej pa i zgjidhur këto probleme”, tha Journès.
Në vitin 2021 Zvicra ndërpreu në mënyrë të njëanshme negociatat për një marrëveshje kornizë për të zëvendësuar rreth 120 marrëveshje dypalëshe që kanë rregulluar marrëdhëniet e saj me BE-në për dekadat e fundit. Kjo çoi në një përkeqësim të marrëdhënieve midis Bernës dhe Brukselit. Përpjekjet e mëvonshme për të thyer bllokimin diplomatik deri më tani nuk kanë pasur sukses.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












