Lajme
Markus Schreiber: Kam vendosur të mësoj shqip
Tabloidi gjerman BILD i ka kushtuar vëmendje fushatës që po bën politikani i SPD-së, Markus Schreiber. Ai, ndryshe nga shumë kolegë të tjerë, është fokusuar tek komuniteti shqiptar që jeton në Gjermani. Madje ka postuar disa video në TikTok, duke folur shqip.
Duket se fushata ka filluar tek politikanët gjermanë në forma të ndryshme dhe kur vjen puna te politika dhe votat, vihet në punë çdo lloj diplomacie dhe inteligjence për të arritur tek çdo zgjedhës, pavarësisht kombësisë së tij, përcjell albinfo.ch.
Tabloidi gjerman BILD i ka kushtuar vëmendje fushatës që po bën politikani i SPD-së, Markus Schreiber. Ai, ndryshe nga shumë kolegë të tjerë, është fokusuar tek komuniteti shqiptar që jeton në Gjermani. Madje ka postuar disa video në TikTok, duke folur shqip.
“Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, të paktën jo në Hamburg”, thuhet në shkrimin e BILD.
Sipas të njëjtave burime, brenda një kohe shumë të shkurtër, anëtari i këshillit të qytetit, ka marrë mbi 304 mijë pëlqime me postimin e tij të parë dhe mbi 161 mijë në të dytin.
BILD shkruan se ky është një rekord pasi normalisht shifra të tilla për politikanët lokalë nga Hamburgu.
Në fakt Schreiber po përpiqet të tërheqë votuesit me origjinë shqiptare në zonën e tij elektorale, e cila shtrihet në jug të qytetit. Në total, janë rreth 9 mijë votues të mundshëm nga komuniteti shqiptar që mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme shtetërore më 2 shkurt.
“Po mësoj shqip”, thotë ai në videon e parë. Dhe pastaj shpjegon se çfarë do të thotë në shqip “mirupafshim” dhe “lamtumirë”. Ai tregon me duar simbolin kombëtar shqiptar, “Shqiponjën dykrenare”.
Shifrat tregojnë se kjo është pritur mirë nga shqiptarët vendas që jetojnë në Hamburg dhe që lejohen të votojnë. Ligji për Hamburgun të lejon që edhe me 5 ose 6 mijë vota personale mund të zgjidhesh në parlament.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












