Lajme
Marjan Marku në mesin e trembëdhjetë burrave për t’u zgjedhur ipeshkëv i ardhshëm i St.Gallenit
Më datë 9 gusht, ipeshkëvi i St. Gallenit Markus Büchel i ofroi Papës dorëheqjen e tij. Kapitulli i katedrales është para zgjedhjes për pasardhësin e tij.
Trembëdhjetë burra janë kandidatë për ipeshkëvin e ardhshëm në St. Gallen.
Mes tyre është edhe Marjan Marku (*1963) është kanonik rural që nga viti 2019. Ai ka lindur në Bincë të Kosovës dhe është i pari me prejardhje si mërgimtar në Kapitullin të Katedralës St.Gallen.
Marku ka studiuar filozofi dhe teologji në Sarajevë (Bosnje dhe Herzogovinë) dhe ka përfunduar studimet në Vjenë me një diplomë master në teologji.
Më pas punoi si meshtar shqiptar në Austri dhe Zvicër për 16 vjet. Gjatë kësaj kohe ai e riorganizoi misionin e vetëm atëherë shqiptar në Zvicër në tre misione. Në vitin 2009 ai u kthye në Kosovë dhe punoi si famulliter atje deri në vitin 2012.
Që nga viti 2012, Marku është përfshirë sërish në dioqezën e St.Gallen, fillimisht si kapelan në njësinë pastorale në Toggenburgun e ulët dhe që nga dhjetori 2017 si famullitar në njësinë pastorale në Walensee.
Një pasqyrë nga kath.ch për të gjithë pretendentët: https://www.kath.ch/newsd/sie-waehlen-den-bischof-von-st-gallen-ein-who-is-who-des-domkapitels-ist-der-neue-darunter/?fbclid=IwY2xjawEpeI1leHRuA2FlbQIxMAABHeZwykEtL0ic6iWdsEkyF33ffhNReDg3NAtnDOxBFUx0e-2fnBPn27-9uw_aem_M0LaRrkNvgCaCEeNxh5oBg
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












