Integrimi
Marigona Isufi, delegate e rinisë së Zvicrës në OKB
Shqiptarja Marigona Isufi, është njëra nga tre delegatët që përfaqësojnë rininë e Zvicrës në OKB
SAJV (Bashkësia Zvicerane e Punës e shoqatave Rinore) në bashkëveprim me Ministrinë e Jashtme të Zvicrës kanë zgjedhur dy zvicerane të reja dhe një zviceran për të përfaqësuar brezin e të rinjve të Zvicrës gjatë vitit 2012 në “Youth Rep” (përfaqësues të rinisë) në OKB, në Nju Jork.
Shqiptarja Marigona Isufi, është njëra nga tri përfaqësueset e zgjedhura. Marigona 19 vjeçare, mori pjesë në zgjedhjet federale të para dy muajve duke kandiduar në Bernë, për Partinë Socialdemokrate.
Përveç saj, në Nju Jork do të shkojnë si delegatë të Zvicrës edhe Lucie Rosset, 21 vjeçare nga Vaudi dhe i riu 23 vjeçar Mattia Zanazzi nga kantoni i Tiçinos.
Ata do të jenë pjesë e delegacionit zviceran dhe zëdhënës të rinisë së Zvicrës në Konferencën e OKB-së për statusin e gruas (CSW) në konferencën Rio+20 për zhvillim të qëndrueshëm si dhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Krahas kësaj, ata do organizojnë aktivitete të ndryshme në Zvicër, veçanërisht në kuadrin e jubileut dhjetëvjeçar të hyrjes së Zvicrës në OKB.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











