Maqedonia
Maqedonia renditet e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit
Me 12,25 raste për milion banorë, Maqedonia e Veriut është e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit, sipas analizës së portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Institutit ndërkombëtare për matjen dhe vlerësimin e shëndetit me bazë në Universitetin në Seattle.
Shkallë me të lartë të vdekjeve me arme zjarri ka në Turqi (18,16) dhe në Shqipëri (15,20). Nga vendet fqinje, kjo shkallë në Serbi është 10,44, në Bullgari 7,69 dhe në Greqi 4,35.
Shkallë më të ulët ka në Britaninë e Madhe (0,66), Islandë (0,87) dhe Norvegji (0,92). Këto tre vende janë të vetmet në Evropë ku policia nuk mban armë.
Në përgjithësi, shkalla e vdekjeve nga armët në Evropë është jashtëzakonisht e ulët. Të gjitha vendet në Afrikë, Azi dhe Oqeani (në të cilat nuk ka konflikt të armatosur) gjithashtu kanë pak vdekje të shkaktuara nga armët e zjarrit.
Për dallim nga ata, norma më të larta shihen në Amerikën veriore dhe jugore, ku përveç Kanadasë dhe Kubës, të gjitha vendet e tjera kanë një shkallë më të lartë të vdekjeve nga armët sesa ajo në Turqi. Për krahasim, shkalla e vdekjeve nga armët në SHBA është 41,69.
“Landgeist” thekson se shkalla e vdekjeve i referohet periudhës para luftës në Ukrainë dhe nuk përfshin vetëvrasjet me armë zjarri.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












