Maqedonia
Maqedonia e Veriut nis debatin për ndryshimin e Kushtetutës
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka nisur debatin për ndryshimin e Kushtetutës.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski para deputetëve foli për domosdoshmërinë e ndryshimeve.
“Duke votuar “për” do të jemi të gjithë fitues dhe me “kundër” do të jemi humbës. Sot është dita kur do të bëhet e qartë se kush dëshiron ta shohë vendin në BE dhe kush e bllokon atë. Kush do të ngrihet në këmbë që vendi të ecë përpara dhe kush do të përgjigjet me justifikime”, ka thënë kryeministri, shkruan DW.
Sipas tij, qeveria ka marrë një përgjegjësi të madhe për shtyrjen përpara të procesit eurointegrues.
“Propozimi për ndryshime kushtetuese ka për qëllim hyrjen në BE. Propozimi është bazuar në propozimin e BE-së. Propozimi debatohet në Kuvendin e RMV-së, prandaj me përgjegjësi i hedh poshtë akuzat se këto ndryshime bëhen nën diktatin e dikujt. Ky është propozim maqedonas, i mbështetur nga ndërkombëtarët, në dobinë tonë”, tha Kovaçevski, përcjell albinfo.ch.
Opozita ka shprehur qëndrimin e saj, ku thonë se pushteti aktual nuk ka legjimitet për ndryshime kushtetuese, duke treguar se nuk do votojnë pro ndryshimeve.
“Nuk jemi kundër BE-së, kundër bullgarëve, por vetëm kërkojmë respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat vlejnë për të gjitha shtetet. Nuk duhet të ketë kritere dhe përjashtime të veçanta vetëm për një shtet. Ne nuk përkrahim ndryshimin e Kushtetutës nën diktat të bullgarëve, për këtë çështje duhet të vendosë populli pasi të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sepse ky pushtet nuk ka legjitimitet”, tha Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, shkruan DW.
Partia shqiptare BDI shprehu përkrahjen e saj për ndryshimet që e afrojnë Maqedoninë e Veriut me Evropën.
“Secili deputet duhet të tregojë guxim në interes të të gjithë qytetarëve dhe të votojë pro ndryshimeve kushtetute. Rruga nuk është e lehtë, por duhet t’ia dalim, sepse alternative tjetër përpos BE-së nuk kemi. Kompromise bëjnë shtetet e fuqishme, si bëri Suedia me ndryshimin e Kushtetutës për t’u bërë anëtare e NATO-s. Ne duhet t’i ndjekim këta shembuj pozitivë”, tha sekretari i kësaj partie, përcjell albinfo.ch.
Sipas Rregullores së Parlamentit, debati zgjat maksimumi dhjetë ditë pune dhe duhet të përfundojë më 31 gusht.
Vendimin për ndryshimin e Kushtetutës e merr Parlamenti me shumicë prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, pra me 80 vota.
Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht që RMV-ja të zhvillojë seancën e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian për anëtarësim të plotë në të, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












