Maqedonia
Maqedonia e Veriut kërkon modalitete për ta ulur dhunën në shkolla
Dhuna në shkollat e Maqedonisë së Veriut vazhdon të rritet dhe sistemi arsimor po tenton të gjejë modalitete për të ulur këtë dukuri.
Pas vendosjes në dispozicion të një adrese emaili për denoncimin e dhunës, kanë arritur mbi 20 denoncime nga e gjithë Maqedonia që lidhen me raste të ndryshme dhune mes moshatarëve nëpër shkolla, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Por, ka edhe sugjerime për të përmirësuar sigurinë nëpër shkolla. Në mesin e ankesave ka edhe denoncime për mësimdhënës.
“Ka raste në të cilat raportohet se shkolla për dy-tre herë radhazi nuk ka reaguar ndaj denoncimeve për bullizim. Për të gjitha raportimet, pavarësisht se çfarë janë, ka një departament të veçantë në Ministrinë e Arsimit me më shumë se pesë anëtarë që telefonojnë shërbimet në shkolla. Për të konfirmuar situatën, ne asnjëherë nuk zbulojmë se kush e ka raportuar rastin, nëse ka qenë palë e tretë, nëse ka qenë prindi. Pas ardhjes së shërbimeve, të gjitha shkollat pyeten se çfarë kanë bërë ligjërisht, a është raportuar rasti, a janë njoftuar prindërit”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.
Kryetari i Unionit të Gjimnazistëve, Lluka Paviçeviç, kërkon fuqizimin e rolit të psikologëve nëpër shkolla që për momentin, thotë se bëjnë punë teknike dhe jothelbësore për atë që janë angazhuar.
“Kërkesa jonë është më së shumti për punën e psikologëve pasi ata për momentin bëjnë punë administrative, janë burokratë. Kjo gjë doemos duhet të ndryshojë. Po kërkojmë përpilimin e një protokolli të veçante me të cilin secili nxënës do të ketë mundësi që të caktojë takim sy më sy me psikologun e shkollës”, u shpreh Lluka Paviçeviç, nga Lidhja e Gjimnazistëve.
Profesoresha e sociologjisë, Tatjana Ivanova, thotë se teknologjia dhe rrethanat e tjera në të cilat rriten fëmijët e sotëm, kërkojnë më shumë mund dhe qasje më kreative për të mos bërë gabime që do të kushtonin në të ardhmen.
“Më vjen mirë që po bëjmë fushatë më afatgjate, sepse te ne reagimet vinin vetëm kur kishte ndodhi konkrete. Për vite me radhë flasim për këtë problem shoqëror, por për herë të parë po bëhet iniciativë konkrete, po ngremë panik moral. Të gjithë së bashku duhet të punojmë për parandalimin e dhunës mes fëmijëve. Duhet ta dëgjojmë zërin e fëmijëve në radhë të parë, pastaj të kyçen prindërit, bashkëpunëtorët profesionaë dhe të gjithë ata që janë të kyçur në sistem”, tha Tatjana Ivanova, profesoreshë e sociologjisë.
Një sondazh i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, ku janë përfshirë 2000 nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm, tregon se një në tre fëmijë është përgjigjur se nuk ndihet i sigurt në shkollë dhe një në katër fëmijë nuk di të dallojë se është viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve. Shpesh nuk bëhet ndarje mes shakave, bullizmit e dhunës./Albinfo.ch
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Austri
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë Lëvizja në një vend të ri mund të jetë sfiduese, por stresi i gjetjes së kujdesit...
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?
-
Bora zbardh Austrinë
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl