Lajme
Maqedonia e kushtëzuar për BE, Shqipëria keq me drejtësinë
KE ia përsëriti Shkupit përmbushjen e një varg reformash, nga drejtësia, sundimi i ligjit, liria e mediave, të drejtat e njeriut. Edhe Shqipëria qëndron keq me drejtësinë
Për të shtatën herë me radhë, Maqedonia e mori rekomandimin nga Komisioni Evropian për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mirëpo para se të ndodhë kjo, KE ia përsëriti Shkupit përmbushjen e një varg reformash, nga drejtësia, sundimi i ligjit, liria e mediave, të drejtat e njeriut etj.
Komisioneri për Zgjerim dhe fqinjësi, Johanes Han duke prezantuar të arriturat, tha se Maqedoninë konfirmoi se ka rekomandim të ri me kushtin, që të zbatohet marrëveshja e korrikut dhe urgjentisht të fillohet me masat e reformave të rekomanduara nga KE-ja, për drejti, e sundim të ligjit.
“Në korrik është arritur marrëveshje politike, ku kanë ndërmjetësuar eurodeputetet edhe atë në mënyrën më të mirë që të merret vendim i krizës politike. Liderët politikë në vend duhet të jenë koshientë, se cilat janë prioritetet për reforma urgjente. Nevojitet që të përfundojë edhe reforma e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa masa shtesë për besim nevojiten mes bashkësive etnike”, shtoi Han.
Në raport theksohet se sfidat serioze të cilat kanë qenë dhe në vitet e mëparshme, tani janë më të theksuara dhe atë që nga kriza më e rëndë politike në vend e vitit 2001. në raport përmenden përgjimet e politikanëve, përzierjen e politikës në gjyqësor, lirinë e mediumeve, korrupsionin…
Në tekst përfundohet se “situata ndëretnike ngelet e brishtë”. Po ashtu pëmendet edhe aksioni policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
“Pas një operacioni policor në një lagje të banuar me shqiptarë në Kumanovë, ku humbën jetën 18 persona, të gjithë liderët politik në vend kërkuan ri-vendosje të qetësisë dhe nënvizuan se ky incident nuk duhet të shihet si incident ndër-etnik. Ngjarjet e Kumanovës duhet tërësisht të hetohen” shkruhet në raport.
Komsioneri evropian, Johannes Hahn ka raportuar edhe për Shqipërinë, për të cilën kërkon që të bëhet më shumë në funksionimin e shtetit ligjor.
“Duhet të ecet me reformat e nevojshme për të avancuar në procesin e integrimit në BE. Duhet bërë më shumë për të drejtat e njeriut dhe më shumë përpjekje për një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Gjithashtu, Shqipëria duhet të ndërmarrë një seri veprimesh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të bëjë përpjekje më sistematike për të drejtat e pronës dhe legjislacionin mbi kompensimin e pronës”, tha Hahn në konferencë.
Sipas raportit, administrata gjyqësore është e ngadaltë dhe vendimet gjyqësore nuk zbatohen gjithmonë.
“Trajnimi profesional i gjyqtarëve është i papërshtatshëm dhe pavarësia e tyre nuk është plotësisht e siguruar. Përgjegjshmëria e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e pamjaftueshme dhe korrupsioni në sistemin gjyqësor është gjerësisht i përhapur. Bashkëpunimi ndërinstitucional, është i varfër dhe burimet janë të pamjaftueshme”, thotë Hahn në raportin për Shqipërinë.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht














