Maqedonia
Maqedoni: Viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor
Në total, katër persona kanë humbur jetën nga ethet e Nilit Perëndimor në vend, ndërsa 15 janë shëruar dhe janë liruar nga Klinika për Sëmundje Infektive
Një tjetër pacient në gjendje të rëndë shëndetësore, te i cili më herët ishte konfirmuar laboratorikisht forma neuroinvazive e etheve të Nilit Perëndimor, ka ndërruar jetë në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive.
“Janë të hospitalizuar 20 pacientë me ethet e Nilit Perëndimor, prej të cilëve 18 janë raste të konfirmuara laboratorikisht, ndërsa dy konsiderohen klinikisht raste të dyshuara. Në kujdesin intensiv janë pesë pacientë me pasqyrë më të rëndë klinike dhe trajtimi i tyre zhvillohet sipas të gjitha protokolleve klinike”, deklaroi sot drejtori i Klinikës, Fadil Cana, shkruan TV21, transmeton albinfo.ch.
Ai bëri të ditur se pacienti që ndërroi jetë ishte 76 vjeç dhe ishte trajtuar në Klinikë për 27 ditë. Megjithatë, për shkak të sëmundjeve të tjera të rënda shoqëruese dhe formës së rëndë neuroinvazive që kishte prekur trurin dhe cipat e trurit, pasditen e vonë ai ndërroi jetë.
Në total, katër persona kanë humbur jetën nga ethet e Nilit Perëndimor në vend, ndërsa 15 janë shëruar dhe janë liruar nga Klinika për Sëmundje Infektive.
Cana tha se te pacientja 25-vjeçare, e cila deri dje konsiderohej rast klinik i dyshuar, është konfirmuar forma neuroinvazive e infeksionit. Ndërkohë, mbrëmë është hospitalizuar edhe një pacient 24-vjeçar, i cili konsiderohet rast i dyshuar.
“Siç e kishim parashikuar edhe ne si klinicistë, sot u konfirmua se te pacientja 25-vjeçare, e cila konsiderohej si rast klinik i dyshuar, është konfirmuar forma neuroinvazive e infeksionit. Ndërkohë, mbrëmë është hospitalizuar edhe një pacient 24-vjeçar, i cili konsiderohet rast i dyshuar dhe gjatë ditës së sotme ose nesër do të dimë nëse do të konfirmohet diagnoza klinike. Ai jeton në Qendër”, tha dr. Cana.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse çdo rast pozitiv duhet të trajtohet në spital apo mund të trajtohet në mënyrë ambulatore, Cana tha se forma neuroinvazive duhet të trajtohet në spital.
“Të gjithë pacientët e hospitalizuar në Klinikë kanë formën neuroinvazive. Ata përbëjnë rreth një për qind të totalit të të infektuarve. Sipas statistikave, formën më të rëndë të sëmundjes e zhvillon rreth një për qind e personave të infektuar. Të gjithë pacientët janë nga Shkupi”, tha Cana. Ai shtoi se mosha e avancuar është një faktor i pavarur rreziku për një përfundim të rëndë të sëmundjes. Sipas statistikave dhe hulumtimeve, kur shfaqet forma e rëndë neuroinvazive, me inflamacion të trurit dhe cipave të trurit, mosha e avancuar rrit rrezikun për përfundim fatal.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













