Tre persona sot janë paraqitur në Spitalin infektiv me simptoma të gripit, ndaj të cilëve janë kryer testimet për koronavirusin. Tek dy persona rezultatet janë negative, ndërsa për personin e tretë priten për gjysmë ore.
Këtë e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se bëhet fjalë për qytetarë tanë, të cilët gjatë periudhës së kaluar udhëtuan në Itali, ndërkaq vetë janë paraqitur në Klinikën infektive. Ai shtoi se në orët e pasdites në Aeroportin e Shkupit pritet të arrijë edhe një aeroplan nga Italia, përcjell albinfo.ch.