Maqedonia
Maqedoni: Tekstet shkollore me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve, premtohet rishikim
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, premton rishikim të teksteve shkollore me tendenca ofenduese ndaj kulturës dhe historisë shqiptare. Ai tha për Alsat se për këtë çështje mund t’i jepen kompetenca Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve. Mexhiti nënvizoi se kjo do të ndodhë pa pasur nevojë të pritet për një iniciativë rajonale, duke iu referuar mundësisë për hapje të teksteve shkollore, pas kërkesës së presidentit bullgar, Rumen Radev, i cili ditë më parë kërkoi hapur ndryshimin e disa teksteve shkollore.
“Pa marrë parasysh, hapen apo nuk hapen, ne nuk hyjmë këtu ta ndryshojmë historinë, këtu ka pasur një tendecë ofenduese ndaj historisë shqiptare, kulturës shqiptare dhe këtu nuk na duhet neve ndonjë iniciativë rajonale, por mendojmë se një ndër mënyrat do të jetë t’i jepen kompetenca, për shembull, Institutit të Trashëgimisë Kulturore, i cili ka kapacitet dhe ta marrë përsipër, t’i filtrojë këto tekste, t’i revidojë këto tekste dhe pasi të revidohen të shkojnë në duart e fëmijëve”, tha Izet Mexhiti, zv. kryeministër i parë, raporton alsat, përcjell albinfo.ch.
Përmbajtje fyese, me shtrembërime historike, me gabime gjuhësore e përmbajtjesore, ka në shumë tekste shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut.
Në librin e Gjeografisë për vitin e dytë shkollë të mesme thuhet se shqiptarët kanë qenë maqedonas dhe se me pranimin e fesë islame janë shqiptarizuar. Më tej, tekstet shkollore në këtë lëndë, Kosovës i referohen si Serbi.
Edhe libri i historisë për vitin e parë dhe të dytë të gjimnazit ka lëshime, por këtu gabimet nuk janë empirike, por përmbajtjesore.
Nxënësit maqedonas të vitit të dytë në arsimin e mesëm nga libri i Sociologjisë mësojnë se shqiptarët, turqit e romët lindin shumë fëmijë, pasi siç thuhet, një përqindje shumë e madhe e kësaj popullsie nuk është e arsimuar, nuk kanë kontroll të lindjeve, andaj edhe përqindja e natalitetit të tyre është shumë më e lartë në raport me maqedonasit.
Libri i Sociologjisë, me përmbajtje të tillë, është në përdorim që nga viti 2002.
Ato janë denoncuar në vazhdimësi në media, por institucionet, përkatësisht Ministria e Arsimit, përveç premtimeve për evitimin e gabimeve të tilla, deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












